Lidhje

SHBA - Kuota vjetore për vizat HB1 po plotësohet me shpejtësi


HB1 viza
HB1 viza

Shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit filluan këtë javë të pranojnë aplikimet për vizat shumë të lakmuara, HB1

Zyrtarët amerikanë thonë se kufiri prej 65 mijë vizash të imigracionit të planifikuara për punëtorët e huaj të kualifikuar mund të arrihet deri në fund të javës.

Shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit filluan këtë javë të pranojnë aplikimet për vizat shumë të lakmuara, HB1.

Kompanitë amerikane mund të sponsorizojnë çdo vit deri në 65 mijë të huaj për të mbushur vende pune kyçe të teknologjisë së lartë, kur mes amerikanëve nuk ka kandidatë të kualifikuar për këto vende pune.

Ekonomistët thonë se kërkesa nga studentët e huaj për punë në Shtetet e Bashkuara është një shenjë se tregu i punës po përrmirësohet shpejt.

Punëtorët e huaj fillimisht mund të qëndrojnë në SHBA për tre vjet me një vizë HB1. Ata shpresojnë se viza HB1 do të çojë në marrjen e "kartës së gjelbër" për banim të përhershëm dhe për të punuar në SHBA.
XS
SM
MD
LG