Lidhje

SHBA, shpërblim për katër afrikanë që dyshohen për krme lufte


Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim të ri prej disa milionë dollarësh për katër afrikanë që dyshohen për krime lufte.

Uashingtoni thotë se do të paguajë deri në 5 milionë dollarë për informata që çojnë në kapjen e Joseph Kony-t, Okut Odhiambo-s dhe Dominic Ongwen-it, të gjithë udhëheqës të grupit rebel LRA në Afrikën qendrore, si dhe Sylvestre Mudacumura, udhëheqës i grupit rebel ruandez, FDLR me bazë në Kongon lindore.

Të katër të dyshuarit kërkohen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për një numër akuzash për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas Departamentit të Shtetit, Shtetet e Bashkuara e ndërmarrin këtë veprim në mënyrë që të vihet në vend drejtësia për civilët e pafajshëm në këto zona, të cilët u janë nënshtruar vrasjeve, përdhunimeve, robërimeve dhe torturave të tjera në masë.
XS
SM
MD
LG