Lidhje

Hollande, premton masa të gjera anti-korrupsion


Presidenti francez Francois Hollande ka premtuar se do të ndërmarrë masa të gjera anti-korrupsion, një ditë pasi ish-ministri i buxhetit pohoi se kishte një llogari sekrete bankare me disa qindra mijëra euro.

Në një intervistë televizive të transmetuar sot, zoti Hollande tha se do të propozojë projekt-ligje të reja, në bazë të të cilave ministrat dhe anëtarët e parlamentit duhet të deklarojnë në hollësi pasuritë e tyre. Presidenti premtoi gjithashtu se do të marrë masa për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit.

Në intervistë zoti Hollandë u zotua se zyrtarët e shpallur fajtorë për korrupsion apo mashtrim do të ndalohen përgjithmonë nga mbajtja e funksioneve shtetërore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG