Lidhje

Ditë e përgjakshme në Afganistan


Zyrtarë afganë thanë se në luftimet për rreth një orë me militantë talebanë mbetën 44 të vrarë dhe rreth 70 të plagosur, shumica civilë.

Autoritetet thane se forcat e sigurisë mundën t’i vrasin të 9 personat sulmues, pasi ata hynë me forcë sot në një gjykatë në Afganistanin perëndimor, në provincën Farah. Sipas shefit të policisë, synimi i sulmit ishte të liroheshin të burgosurit talebanë, të cilët ishin duke u transferuar në gjykatë për të qenë të pranishëm në procesin ndaj tyre.

Zyrtarët thanë se dy nga sulmuesit u vranë pasi aktivizuan një makinë bombë pranë gjykatës, ndërsa një tjetër u qëllua me armë dhe u vra nga forcat e sigurisë. Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kishin arritur të lironin shokët e kapur në burg, por autoritetet mohuan që të jenë liruar kryengritësit.
XS
SM
MD
LG