Lidhje

Memorial për viktimat e drogës në Meksikë


Meksika ka hapur një memoral kushtuar mijëra viktimave të vrarë në luftën shumëvjeçare të drogës. Monumenti në qytetin e Meksikos përbëhet nga një grumbull panelesh prej çeliku me mbishkrimet e shkrimtarëve dhe aktivistëve të famshëm.

Panelet, po ashtu kanë hapësirë të mjaftueshme, ku vizitorët të shkruajnë mesazhet e tyre. Kritikët e memorialit thonë se qeveria nuk i ka kushtuar dedikime të veçanta të gjithë personave të vrarë.

Por përkrahësit thonë se memoriali mund të tërheqë vëmendje për personat e zhdukur për shkak të dhunës nga droga. Mbi 60 mijë njerëz, janë vrarë në Meksikë, që nga koha kur ish-presidenti Felipe Kalderon filloi të marrë masa të ashpëra ndaj karteleve të drogës në vitin 2006, dhe mendohet që gjatë së njëjtës periudhë të jenë zhdukur edhe 25 mijë persona të tjerë.
XS
SM
MD
LG