Lidhje

Sekretari Kerry në Turqi


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i bëri thirrje Turqisë dhe Izraelit të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike me shpejtësi, duke thënë se secili prej tyre luan një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve në Lindjen e Mesme.

Zoti Kerry është sot në Stamboll ku u takua me ministrin e jashtëm turk Ahmet Davutoglu dhe kryeministrin Recep Tayyip Erdogan.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm, zoti Kerry tha se është e rëndësishme për Turqinë dhe Izraelin të bien dakort së shpejti për një kompensim për incidentin që shkaktoi një çarje tre vjet më parë, kur tetë turq dhe një amerikano-turk u vranë në një sulm izraelit mbi një flotilje me ndihma për në Gaza.

Përsa i përket konfliktit në Sirinë fqinje, zoti Kerry tha se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia ndajnë objektivin e përbashkët për një tranzicion paqësor të pushtetit në Siri. Ai tha se Turqia ka qënë “bujare” në mbështetjen e saj për refugjatët sirianë brenda kufijëve të Turqisë.

Kombet e Bashkuara llogarisin se më shumë se 250 mijë sirianë jetojnë në kampe refugjatësh në Turqi pasi u larguan nga Siria gjatë dy vjetëve të fundit.
XS
SM
MD
LG