Lidhje

Ndahet nga jeta ish kryeministrja e Britanisë, Margaret Thatcher


Ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher vdiq në moshën 87 vjeçare, pas një hemoragjie cerebrale.

Zëdhënësi i familjes, Lordi Tim Bell tha se kreministrja e vetme femër e Britanisë vdiq në mënyrë paqësore sot (të hënën) në mëngjes.

Thatcher ishte një grua e fortë dhe e sinqertë e cila udhëhoqi Partinë Konservatore në tre fitore radhazi nga viti 1979-1990. Kjo ishte periudha më e gjatë në detyrë në vazhdimësi për një kryeministër që nga fillim i shekullit të 19-të.

Kryeministri David Cameron tha sot se vendi i tij kishte "humbur një udhëheqëse të madhe, një kryeministre të madhe dhe një angleze të shquar." Pallati Buckingham tha se Mbretëresha Elizabeth u pikëllua kur dëgjoi për vdekjen e saj.

E njohur si Zonja e Hekurt për ashpërsinë e saj personale dhe politike, zonja Thatcher ishte një konservatore e ashpër që theu pushtetin e sindikatave britanike, eliminoi subvencionet qeveritare dhe mundësoi një rol më të madh për ndërmarrjet private.

Ajo udhëhoqi Britaninë në luftën e saj me Argjentinën mbi Ishujt Falkland në vitin1982, kundërshtoi fuqishëm integrimin evropian dhe ndërtoi një marrëdhënie "të ngushtë" me Presidentin amerikan Ronald Regan që ndihmoi në rënien e komunizmit sovjetik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG