Lidhje

Lirohen dy pengje franceze në Afganistan


Nato - Afganistan
Nato - Afganistan

Po ashtu dje, një bombë në anë të rrugës shpërtheu në Afganistan nën një autobus, duke vrarë 9 njerëz dhe plagosur të paktën 22 të tjerë.

Dy francezë të mbajtur peng veças në Afganistan janë të lirë - një u arratis dhe tjetri u lirua nga rrëmbyesit e tij.

29 vjeçari Pierre Borghi, fotograf i pavarur, ishte rrëmbye në fund të nëntorit në Kabul. Zyrtarët afganë thanë se ai u gjet në një postbllok të sigurisë në provincën qendrore Vardak dhe e soll në kryeqytet.

Zyrtarët francezë konfirmuan se një peng i dytë u lirua nga rrëmbyesit e tij, por nuk japin hollësi të tjera.

Po ashtu dje, një bombë në anë të rrugës shpërtheu në Afganistan nën një autobus, duke vrarë 9 njerëz dhe duke plagosur të paktën 22 të tjerë.

Zyrtarët vendorë thanë se shpërthimi ndodhi në provincën Vardak ndërsa autobusi po shkonte nga kryeqyteti krahinor Ghazni për në Kabul. Zyrtarët thonë se dyshojnë se militantët talebanë janë përgjegjës për shpërthimin.

Të dielën, zyrtarët afganë thanë se një sulm ajror i forcave të koalicionit vrau 11 civilë, përfshirë 10 fëmijë, në pjesën lindore të vendit, gjatë një operacioni të përbashkët të NATO-s me forcat afgane kundër talibanëve.
XS
SM
MD
LG