Lidhje

SHBA - Ndihmë ushtarake për Somalinë


President Obama
President Obama

Presidenti Obama lëshoi një memorandum të hënën për Sekretarin e Shtetit John Kerry duke thënë se Somalia ka të drejtë për të marrë pajisje mbrojtëse.

Presidenti amerikan Barak Obama ka ndërmarrë hapin e parë drejt dhënies së ndihmës ushtarake amerikane për Somalinë.

Presidenti Obama lëshoi një memorandum të hënën për Sekretarin e Shtetit John Kerry duke thënë se Somalia ka të drejtë për të marrë pajisje mbrojtëse.

Masa nuk jep menjëherë ndihmë ushtarake në Somali. Megjithatë, ajo lejon sekretarin Kerry të shqyrtohë ndërmarrjen e hapave për ndihma në të ardhmen.

Një zyrtar i lartë i administratës Obama thotë se autorizimi është pjesë normalizimit të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Somalisë.

Shtetet e Bashkuara njohën zyrtarisht qeverinë e Somalisë në fillim të këtij viti, për herë të parë që Uashingtoni ka njohur një qeveri në Somali që nga viti 1991.
XS
SM
MD
LG