Lidhje

Zona industriale Kaesong mbyllet edhe për koreanoveriorët


Kaesong
Kaesong

Mbyllja e kompleksit Kaesong tregon se Pheniani është i gatshëm të dëmtojë ekonominë e vet për të shprehur zemërimin ndaj Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Punëtorët koreanoveriorë nuk u paraqitën të martën në Kaesong, zonë e përbashkët industriale me Korenë e Jugut.

Koreja e Veriut tha të hënën se është duke tërhequr më shumë se 50 mijë punëtorë nga objekti Kaesong, lidhja e fundit e drejtpërdrejtë ekonomike me fqinjin e saj jugor.

Kompanitë e Koresë së Jugut në zonën industriale kontribuojnë rreth 90 milionë dollarë çdo vit në ekonominë e Koresë së Veriut. Javën e kaluar, Koreja e Veriut bllokoi hyrjen e punëtorëve koreanojugorë në zonë.

Mbyllja e kompleksit tregon se Pheniani është i gatshëm të dëmtojë ekonominë e vet për të shprehur zemërimin ndaj Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të hënën se çdo konflikt në gadishullin Korean mund të jetë më keq se katastrofa bërthamore e Çernobilit më1986. Ai tha se shpreson se të gjithë do të "qetësohen dhe të punojnë së bashku."

Në Uashington, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë vlerësoi veprimet e bëra nga Rusia dhe Kina për të lehtësuar krizën me Korenë e Veriut.
XS
SM
MD
LG