Lidhje

ExxonMobil gjobitet me 236 milionë dollarë


exxon

exxon

Jurisë iu desh më pak se dy orë për të arritur në përfundimin se firma Exxon ishte përgjegjëse për dëmet.

Një juri në shtetin amerikan Nju Hampshire ka urdhëruar gjigandin e naftës Exxon-Mobil për të paguar 236 milionë dollarë për të pastruar ujrat e ndotur nga një kimikat që i shtohet benzinës për të pakësuar grazrat e dëmshëm.

Jurisë iu desh më pak se dy orë për të arritur në përfundimin se firma Exxon ishte përgjegjëse për dëmet.

Shteti New Hampshire paditi firmën EXXON dhe më shumë se 20 të tjera për ndotje të ujrave Prokurorët thanë se këto kompani e dinin se komponenti shtesë i benzinës kishte të ngjarë të shkaktonte ndotje që ishte vështirë për t'u pastruar.

Exxon thotë se do ta apelojë vendimin.
XS
SM
MD
LG