Lidhje

OKB, thirrje për fonde për kampet e refugjatëve sirianë


camps

camps

Programi Botëror i Ushqimit shpreh frikën se çdo ndërprerje në ndihma ushqimore mund të provokojë edhe më tej tensionet në kampet e refugjatëve.

Kombet e Bashkuara thonë se do të jenë e detyruar për të ndalur ndihmat ushqimore për 400 mijë refugjatët sirianë në Liban muajin e ardhshëm nëse nuk merr sa më shpejt fonde të reja.

Mungesa e fondeve është pjesë e një krize të madhe financiare që kërcënon përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar më shumë se 1.3 milionë refugjatë sirianë që kanë ikur në vendet fqinje për t'i shpëtuar luftës civile në Siri.

Programi Botëror i Ushqimit shpreh frikën se çdo ndërprerje në ndihma ushqimore mund të provokojë edhe më tej tensionet në kampet e refugjatëve.

Edhe ministri jordanez i shëndetësisë bëri një "thirrje urgjente të martën për 355 milionë dollarë për të siguruar kujdes të ngutshëm mjekësor për qindra e mijëra sirianë të cilët kanë kërkuar strehim në Jordani.

Në Gjenevë, agjencia e OKB për refugjatët paralajmëroi gjithashtu kaos, nëse vendet dhuruese që kanë premtuar 1 miliard dollarë ndihma më herët këtë vit nuk do të mbajnë premtimet e tyre deri në qershor.
XS
SM
MD
LG