Lidhje

Libia shpall të paligjshëm rrëmbimin dhe troturën


libya
libya

Qeveria e re libiane po lufton për të mbrojtur autoritetin e saj nga milicitë, më pak se dy vjet pas kryengritjes popullore që rrëzoi diktatorin Moamar Gadhafi.

Parlamenti i Libisë ka miratuar paketën e ligjeve që ndalon zyrtarisht rrëmbim dhe torturën.

Masat kanë për qëllim frenimin e milicive të armatosura që shpesh arrestojnë dhe nganjëherë torturojnë qytetarët. Ligjet thonë se edhe ata që bashkëpunojnë në krime të tilla do të dënohen dhe përmend në mënyrë të veçantë politikanët, burokratët, policinë dhe ushtrinë.

Qeveria e re libiane po lufton për të mbrojtur autoritetin e saj nga milicitë, më pak se dy vjet pas kryengritjes popullore që rrëzoi diktatorin Moamar Gadhafi.
XS
SM
MD
LG