Lidhje

Korea e Jugut rrit shkallën e gatishmërisë


Koreas Tensions
Koreas Tensions

Forcat e Koresë së Jugut dhe forcat amerikane në atë vend thuhet se kanë rritur nivelin e gadishmërisë në “kërcënim jetik”

Parashikimet për një provë të mundshme me raketë nga Koreja e Veriut në gadishullin korean i ka shtuar tensionet dhe forcat e Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë së Jugut kanë rritur nivelin e gadishmërisë në “kërcënim jetik”.

Koreja e Veriut njoftohet se ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjes për një provë me raketë me rreze të mesme veprimi, duke shkaktuar shqetësim tek shumë nga fqinjët të vet. Ministri i Jashtëm koreanojugor i tha sot ligjvënësve se ka shumë mundësi që Koreja e Veriut ta fillojë provën me raketë shumë shpejt.

Bashkimi Evropian i dërgoi sot mesazh Phenianit se nuk do t’i tërheqë diplomatët e vet nga vendi, edhe pse zyrtarët koreanoveriorë patën paralajmëruar se nuk garantojnë sigurinë e tyre pas 10 prillit.

Në bisedimet në Londër me Sekretarin e Shtetit John Kerry, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se duhet patur një front i vetëm, i bashkuar në qëndrimin ndaj Phenianit. Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze bëri thirrje për përmbajtje. Koreja e Veriut njoftohet se është fazën përfundimtare të përgatitjes së një prove me raketë me rreze të mesme veprimi.
XS
SM
MD
LG