Lidhje

BE: Borxhet në Spanjë dhe Slloveni, kërcënuese


BE po paralajmëron se borxhet e mëdha qeveritare dhe të sektorit privat të akumuara në Spanjë dhe Slloveni përbëjnë kërcënime të reja ndaj ekonomisë së kontinetit.

Komisioni Evropian, krahu administrativ i BE-së, sot bëri për të dy vendet një vlerësim aspak të mirë, në rishikimin që i bëri ekonomive të 13 vendeve evropoane.

Në raport thuhet se Spanja dhe Sllovenia janë duke përjetuar “çbalancime të jashtëzakonshme makroekonomike”.

Vitin e kaluar, Evropa dha një paketë ndihmash për sistemin bankar të Spanjës, dhe disa analistë thonë se tani Sllovenia, mund të bëhet vendi i 6-të i Eurozonës, të cilit huadhënësit ndërkombëtarë do të duhet t’i japin një paketë ndihmash ekonomike.
XS
SM
MD
LG