Lidhje

Korea dhe Siria në krye të vëmendjes së G8-ës


Britania dhe Franca pritet të bëjnë thirrje për armatosjen e opozitës siriane në luftën civile që po zhvillohet në Siri kundër Presidentit Bashar al Assad, në takimin që po mbajnë ministrat e jashtëm të grupit G8 në Londër, por nuk pritet të ketë ndryshime të rëndësishme në politika.

Në takim janë në plan për t’u diskutuar edhe kërcënimet e Koresë së Veriut për luftë.

Në takimin e Londrës kanë shkuar edhe përfaqësues të opozitës siriane, të cilët janë në plan të takohen me disa nga ministrat, përfshirë Sekretarin e Shtetit John Kerry dhe homologët e tij birtanik dhe francez.

Britania dhe Franca kanë kërkuar ndryshimin, ose heqjen e embargos së armëve nga BE ndaj Sirisë, për të mbështetur rebelët.

Rusia dhe Gjermania e kundërshtojnë këtë lëvizje, duke argumentuar se ajo mund të lejojë që armët të bien në duart e militantëve islamikë dhe të nxisin konflikte rajonale.
XS
SM
MD
LG