Lidhje

Përmbytjet në Nënshkodër


Zona fushore e Nënshkodrës vazhdon të jetë prej një muaji e përmbytur nga rreshjet e vazhdueshme që kanë fryrë lumejtë dhe liqenin e Shkodrës si dhe shkarkimet e detyruara të tre hidrocentraleve të Kaskadës së Drinit. Katër komuna të Nënshkodrës me më shumë se 50 mijë banorë po përballen me vështirësi të jetesës, ndërkohë që deri tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga strukturat shtetërore. Zyrtari i parë që inspektoi sot situatën në zonat e përmbytura ishte Avokati i Popullit, i cili apeloi për më shumë vëmendje nga ana e strukturave shtetërore për banorët e zonave të përmbytura.
XS
SM
MD
LG