Lidhje

Obama paraqet projekt-buxhetin për vitin 2014


Presidenti Barack Obama paraqiti sot një projektbuxhet prej 3.77 trilion dollarësh për vitin financiar 2014, ku parashikohen ndryshime në kodin e taksave për të pasurit si dhe ndryshime në mënyrën e llogaritjes së përfitimeve nga sigurimet shoqërore, një plan që është pritur me pakënaqësi nga ligjvënës të të dyja partive.

Projektbuxheti synon të ulë deficitin me rreth 2 trilion dollarë gjatë dekadës së ardhshme, me anë të shtimit të të ardhurave si dhe ppërmes shkurtimeve. Ai përfshin një minimum taksimi prej 30 përqind për njerëzit me të ardhura mbi 1 milion dollarë në vit.

Presidenti Obama po kërkon një kompromis mes republikanëve, të cilët nuk duan rritje taksash dhe demokratëve që përpiqen të mbrojnë programet e pensioneve e të kujdesit shëndetësor për të moshuarit dhe të varfërit.
XS
SM
MD
LG