Lidhje

Media Arkivi

Shtyhet votimi për anëtarin e ri të KQZ


Në Shqipëri parlamenti shtyu për të hënën e ardhshme votimin për zëvendësimin e anëtarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, propozuar nga Lëvizja socialiste për integrim. Vendimi i marrë dje nga Komisioni i Ligjeve vetëm me votat e së djathtëve ka rritur tensionin politik. Lsi ka kërkuar ndërhyrjen e trojkës së ambasadorëve. Kreu i pranisë së Osbe-së në Tiranë Eugen Wollfarth tha sot se duhet të sqarohet baza ligjore mbi të cilën po veprohet.

XS
SM
MD
LG