Lidhje

Hosni Mubarak do të qëndrojë në burg


Gjykata evropiane e apelit urdhëroi sot lirimin e ish presidentit Hosni Mubarak nën akuzat për orkestrim të vrasjes së protestuesve, por ai do të vazhdojë të qëndrojë në burg nën akuzat për korrupsion.

Avokatët e zotit Mubarak kërkuan lirimin e tij me argumentin se ish presidenti 84 vjeçar ka kaluar dy vjet në burg pa marrë dënim, duke tejkaluar afatin e paraburgimit të përkohshëm.

Një seancë për rigjykimin e zotit Mubarak përfundoi befasisht të shtunën kur gjykatësi ia dorëzoi çështjen gjykatës së apelit. Ish presidenti u dënua me burgim të përjetshëm vitin e kaluar, një vendim që u shfuqizua më vonë nga një tjetër gjykatë.
XS
SM
MD
LG