Lidhje

Korea e veriut lëshon kërcënim të ri për sulm ushtarak


Në një "ultimatum" për Korenë e Jugut, agjencia koreanoveriore e lajmeve KCNA, tha se "veprimi hakmarrës i Phenianit do të fillojë pa ndonjë paralajmërim."

Ndërsa Korea e Veriut shënoi përvjetorin e 101 të ditëlindjes së themeluesit të ndjerë të vendit, Kim Il Sung, qeveria e Phenianit bëri një kërcënim të ri për sulm ushtarak.

Në një "ultimatum" për Korenë e Jugut, agjencia koreanoveriore e lajmeve KCNA, tha se "veprim hakmarrës i Phenianit do të fillojë pa ndonjë paralajmërim."

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti i Koresë së Jugut Park Geun-hye do të takohen në Uashington më 7 maj për të diskutuar çështjet ekonomike dhe të sigurisë, duke përfshirë edhe kërcënimet e Koresë së Veriut.''

Korea e Jugut dhe forcat amerikane po qëndrojnë në gadishmëri për çdo provokimi të Koresë së Veriut. Për javë të tëra, Pheniani ka bërë kërcënime të përsëritura për një sulm të mundshëm bërthamor - duke përfshirë kundër Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët thonë se pavarësisht se Veriu nuk ka hedhur ndonjë raketë, ata vazhdojnë të jenë në gjendje të lartë gadishmërie.

Ministria Koreano-Jugore e Mbrojtjes Kombëtare thekson se vazhdon të jetë në gadishmëri të lartë për hedhje të mundshme raketash nga Korea e veriut.

Ministri i Mbrojtjes Kim Kwan-jin i tha një komisioni parlamentar se megjithatë nuk ka shenja që Veriu të jetë duke u përgatitur për luftë.

Ministri i Jashtëm koreano-jugor Yun Byung-se thotë se qeveria po përpiqet të kombinojë presionin e vazhdueshëm me masa bindëse për të zbutur tensionin në gadishull.

"Presioni vjen për shembull nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ose nga vende në rajonin tonë. Por gjithashtu mund të vijë nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut. Kjo është një arsye që qeveria ime nën Presidenten Park do që të drejtojë procesin e vendosjes së besimit, që përfshin vendosjes së dialogut dhe kontaktet dhe këmbimet me njerëzit”.

Qeveria koreano-jugore shprehu “keqardhje të thellë” të hënën që Pheniani e kishte hedhur poshtë menjëherë propozimin e fundit për dialog.

Të dielën Koreja e Veriut e hodhi poshtë duke e quajtur “një manovër mashtruese” sugjerimin e javës së kaluar nga Seuli për diskutime për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, siç ishte tërheqja e punëtorëve koerano-veriorë nga kompleksi Kaesong, e vetmja ndërmarrje e përbashkët që kishte mbetur mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG