Lidhje

Londra rishqyrton masat e sigurisë


Drejtori i maratonës së Londrës shprehu pikëllimin rreth lajmeve mbi shpërthimet në Maratonën e Bostonit

Policia në Britani thotë se po rishikojnë planet e sigurisë për maratonën e së dielës në Londër, pas shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit ku u vranë të paktën 3 persona.

Organizatorët e maratonës në Londër thonë se kanë kontaktuar policinë për të diskutuar planet e sigurisë menjëherë sapo dëgjuan në lidhje me shpërthimet në Boston.

Mijëra atletë janë planifikuar për të konkurruar në maratonën e Londrës, të dielën e ardhëshme

Drejtori i organizimit të maratonës së Londrës, Nick Bitel, tha se procedurat i sigurisë do të rishqyrtohen para çdo vendimi mbie garën e ardhshme. Ai gjithashtu shprehu pikëllimin dhe tronditje të thellë rreth lajmeve nga Bostoni, duke thënë se kjo është një ditë e trishtuar për atletikën.
XS
SM
MD
LG