Lidhje

SHBA - Shtohen masat e sigurisë pas shpërthimeve në Boston


Në Los Anxhelos janë vendosur policë shtesë në pikat e tranzitit dhe në vende të tjera publike. Policitë në Nju Jork, Uashington, Las Vegas, Detroit dhe Atlanta thonë se janë duke vëzhguar ngjarjet nga afër.

Autoritetet në qytetet e mëdha amerikane kanë rritur masat e sigurisë pas shpërthimeve vdekjeprurëse të së hënës në Boston.

Në Los Anxhelos janë vendosur policë shtesë në pikat e tranzitit dhe në vende të tjera publike. Policitë në Nju Jork, Uashington, Las Vegas, Detroit dhe Atlanta thonë se janë duke vëzhguar ngjarjet nga afër.

Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë dërguar në Boston personel për të ndihmuar. Prokurori i qarkut, Daniel Conley thotë ndihmë ka ardhur nga shumë shtete.

"Policia dhe personeli mjekësor nga i gjithë rajoni kanë dërguar dhjetëra, ndoshta qindra e vullnetarëve, për të na ndihmuar këtu në Boston. Kjo është ajo që amerikanët bëjnë në kohën e krizës, ndihmojnë njëri-tjetrin"

Trego komentet

XS
SM
MD
LG