Lidhje

Venezuelë - 7 të vdekur në protesta pas-zgjedhore


Venezuela

Venezuela

Prokurorja e Përgjithshme Luisa Ortega tha se 61 njerëz janë plagosur në demonstratat pas-zgjedhore, ndërsa 135 persona janë arrestuar.

Kryeprokurorja e Venezuelës thotë se shtatë persona janë vrarë në protestat e përhapura pas fitores së ngushtë të presidentit në detyrë Nicolas Maduro në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Kryeprokurorja Luisa Ortega tha se 61 njerëz u plagosën në demonstratat pas-zgjedhore, ndërsa 135 persona janë arrestuar.

Përkrahësit e udhëheqësit të opozitës Henrique Capriles dolën në rrugë të hënën pasi komisioni zgjedhor i Venezuelës shpalli zotin Maduro - pasuesin e zgjedhur të të ndjerit Hugo Chavez - fitues të zgjedhjeve të së dielës.

Z. Maduro u zgjodh me 50.7 për qind të votave kundrejt 49.1 për qind për z. Capriles, i cili është guvernatori i shtetit Miranda. Zoti Capriles ka refuzuar të njohë rezultatet, duke kërkuar një rinumërim të plotë të votave. Ai u ka bërë thirrje përkrahësve të tij për të protestuar në mënyrë paqësore rezultatin.

Z. Maduro i është përgjigjur trazirave duke akuzuar opozitën se kërkon një grusht shteti. Ai tha dje se nuk do të lejojë që demonstruesit të zhvillojnë një marshim të planifikuar për sot, të mërkurën, në Caracas.
XS
SM
MD
LG