Lidhje

Presidenti sirian al-Asad shpall amnisti


Syria
Syria

Luftimet u ndalën shkurtimisht në një pjesë të qytetit sirian të Aleppos të martën për t'u dhënë zyrtarëve të Gjysmëhënës së Kuqe një shans për të tërhequr trupat e të vdekurve nga rrugët.

Luftimet u ndalën shkurtimisht në një pjesë të qytetit sirian të Aleppos të martën për t'u dhënë zyrtarëve të Gjysmëhënës së Kuqe një shans për të tërhequr trupat e të vdekurve nga rrugët.

Zyrtarët thonë se 31 kufoma u gjetën në lagjen el-Sakhour. Shumica e viktimave, duke përfshirë disa fëmijë, me sa duket ishin vrarë nga snajperët. Por askush nuk kishte qenë në gjendje për të mbledhur trupat për shkak të luftimeve të pandërprera mes forcave siriane dhe rebelëve. Disa prej kufomavee ndodheshin rrugëve për muaj dhe kishin filluar të kalbeshin.

Më parë, po dje, presidenti sirian Bashar al-Asad shpalli amnesti të përgjithshme për krimet e kryera para se të martën, një ditë para përvjetorit të pavarësisë së vendit.

Presidenti Asad ka shpallur një numër dekretesh të ngjashëm gjatë dy viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG