Lidhje

Tajvani, manovra ushtarake


Tajvani ka filluar manovra ushtarake 5-ditore të shkallë të gjerë, që synojnë të demonstrojnë aftësinë e vendit për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm prej Kinës.

Manovrat e përvitshme në Ngushticën e Tajvanit përfshijnë një provë me një sistem shumë-raketash të tipit Thunderbolt 2 mijë, të cilat kanë aftësinë të qëllojnë anijet e armikut para se ato të arrijnë në breg.

Gjatë manovrave, tanket, artileria dhe helikopterët sulmues po ashtu qëlluan objektiva-provë në det. Manovrat i ka ndjekur vetë presidenti tajlandez, gjatë udhëheqjes të të cilit marrëdhëniet me Kinën janë përmirësuar disi.

Duke u folur trupave, ai ka thënë se manovrat janë një kujtesë e kërcënimit nga fuqizimi i Kinës. Tajvani dhe Kina janë ndarë që nga viti 1949, kur forcat komuniste të Mao Ce Dunit i dëbuan nga vendi nacionalistët e Çian Kai Shisë.
XS
SM
MD
LG