Lidhje

KE kërkon t’u hapet rruga Kosovës dhe Serbisë


Komisioni Evropian miratoi propozimin që Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa Kosovës ajo e MSA-së

Komisioni Evropian, miratoi sot propozimin që Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës ajo e fillimit të negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fule, nëpërmjet rrjetit social twitter, tha se Komisioni ka miratuar po ashtu propozimin që Kosovës t’i lejohet përfshirja në programet e BE-së.

Propozimi u hodh pak orë pasi që Parlamenti i Kosovës miratoi marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa sot edhe qeveria e
Serbisë miratoi atë marrëveshje.

Të premten Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje që u siguron serbëve në komunat veriore përgjegjësi në fushën e policisë dhe gjyqësisë.

Marrëveshja thuhet se i hap rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, që është kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane.
XS
SM
MD
LG