Lidhje

Nikaragua kap personin më të kërkuar në SHBA


Eric Toth
Eric Toth

FBI-ja e shtoi emrin e Eric Toth në listën e më të kërkuarve në vitin 2012, duke ofruar një shpërblim 100 mijë dollarë për informacione që çonin në arrestimin e tij

Policia në Nikaragua thotë se ka arrestuar një amerikan që e ka emrin në listën e më të kërkuarve nga FBI-a, i cili është akuzuar për prodhimin e pornografisë së fëmijëve.

Policia thotë se arrestoi Eric Toth në qytetin verior Esteli, pranë kufirit me Nikaraguan dhe Hondurasin.

Toth ka qenë mësues në një shkollë fillore në Uashington DC, kur u akuzua në vitin 2008 se mbante dhe prodhonte pornografi. Më pas ai humbi gjurmët nga policia.

FBI-ja e shtoi emrin e Tothit në listën e më të kërkuarve në vitin 2012, duke ofruar një shpërblim 100 mijë dollarë për informacione që çonin në arrestimin e tij.

Lista e personave më të kërkuar nga FBI-ja është zakonisht për ata që dyshohen për përfshirje në krime të dhunshme apo terrorizëm. Megjithatë, FBI-ja thotë se Toth u vendos në këtë listë për shkak se aftësitë e tij në internet dhe ngacmimet ndaj fëmijëve e bënin atë shumë të rrezikshëm.
XS
SM
MD
LG