Lidhje

Njoftimi i rremë në Twitter mbi shpërthime në Shtëpinë e Bardhë trondit bursën


Twitter

Twitter

Brenda pak minutash, indeksi i bursës Dow Jones ra ​​rreth 130 pikë, duke fshirë fitimet e ditës.

Një raport i rremë për shpërthime në Shtëpinë e Bardhë dhe plagosje të presidentit Barak Obama, shkaktoi një rënie të shpejtë të vlerës së aksioneve në bursat amerikane, të cilat u rimëkëmbën veten pak pas mbylljes së veprimtarive të djeshme.

Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se piratët elektronikë hynë dje në llogarinë e saj në Twitter dhe vendosën mesazhin "Lajm i bujshëm. Dy shpërthime në Shtëpinë e Bardhë dhe Barak Obama është plagosur"

Brenda pak minutash, indeksi i bursës Dow Jones ra rreth 130 pikë, duke fshirë fitimet e ditës.

Por Dow Jones i rifitoi humbjet po aq shpejt kur u bë e qartë se raportet ishin të rreme.

Një grup i quajtur Ushtria Elektronike Siriane ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por pretendimi i saj ende nuk është vërtetuar.

Ky grup ka kryer sulme të ngjashme më parë kundër agjencive të tjera të lajmeve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG