Lidhje

Franca miraton martesat homoseksuale


Franca miraton martesat gay

Franca miraton martesat gay

Ministrja franceze e Drejtësisë Christiane Taibira tha se ligji nuk mohon të drejtat e askujt, ndërsa u jep të drejta të tjerëve. Ajo tha se dasma e parë gay do të jetë e bukur.

Franca u bë vendi i radhës për të legalizuar martesat mes homoseksualëve, por kundërshtarët e martesave të tilla janë zotuar për të vazhduar betejën.

Parlamenti francez miratoi të martën projekt-ligjin mbi martesën e homoseksualëve, dhe presidenti Francois Hollande ka thënë se ai do të nënshkruajë atë në ligj.

Ministrja franceze e Drejtësisë Christiane Taibira tha se ligji nuk mohon të drejtat e askujt, ndërsa u jep të drejta të tjerëve. Ajo tha se dasma e parë gay do të jetë e bukur.

Kundërshtarët thonë se kanë në plan të paraqesin një sfidë ligjore.

Protestat në Paris kundër ligjit të ri u kthyen të dhunëshme të martën mbrëma, me demonstruesit që hidhnin shishe, kanaçe dhe shufrat metalike ndaj policisë që u përgjigjën me gaz lotsjellës.
XS
SM
MD
LG