Lidhje

Ceremoni mortore për viktimat e shpërthimeve në Boston


Boston funeral
Boston funeral

Gjithashtu të martën, Kryetari i Bashkisë së Bostonit, Thomas Menino tha se një fond për të ndihmuar viktimat e bombardimeve ka arritur në 20 milionë dollarë në më pak se një javë.

Dy viktimat e shpërthimeve në Maratonën e Bostonit u varrosën dje.

Tetë-vjeçari Richard Martin u kujtua në një shërbim funeral privat. Ai u vra të hënën e kaluar duke pritur për babain e tij për të përfunduar maratonën. Nëna e tij dhe motra e vogël u plagosën rëndë nga shpërthimi.

Gjithashtu të martën u varros edhe Sean Collier, oficer sigurie i Institutit Teknologjik të Massachusettsit (MIT), që u vra tre ditë pas shpërthimeve, ndërsa të dyshuarit po ndiqeshin nga policia.

Dy persona të tjerë gjithashtu u vranë nga bombat - menaxherja e një restoranti, Krystle Campbell dhe studenti, i lindur në Kinë, Lu Lingzi.

Gjithashtu të martën, Kryetari i Bashkisë së Bostonit, Thomas Menino tha se një fond për të ndihmuar viktimat e bombardimeve ka arritur në 20 milionë dollarë në më pak se një javë. Z. Menino i quajti të jashtëzakonëshme përgjigjet për ndihma nga e gjithë bota, dhe më shumë se ai mund t'i imagjinonte.
XS
SM
MD
LG