Lidhje

SHBA - Shqetësime rreth moskomunikimit mes agjencive të zbulimit


Janet Napolitano

Janet Napolitano

Shefja e Sigurimit, Janet Napolitano thotë se agjencia e saj ishte në dijeni të udhëtimit të Tamerlan Carnaevit në Dagestan, por një alarm i FBI-së kishte skaduar me kohë kur ai u kthye.

Ligjvënësit amerikanë kanë ngritur shqetësime në lidhje me shkëmbimin e informacioneve të zbulimit midis agjensive federale të zbatimit të ligji lidhur me 2 shpërthimet vdekjeprurëse te javës së kaluar në maratonën Bostonit.

Senatori Lindsey Graham tha të martën se FBI-a nuk e dinte vitin e kaluar se njëri prej të dyshuarve për shpërthimet, Tamerlan Carnaev, udhëtoi për në Çeçeni dhe Dagestan.

Shefja e Sigurimit të vendit, Janet Napolitano i tha Komisionit të Senatit për Zbulimin se agjencia e saj ishte në dijeni të udhëtimit 6 mujor, por një alarm i FBI-së mbi Carnaevin kishte skaduar me kohë kur ai u kthye.

FBI-a e kishte intervistuar Tamerlan Carnaevin në vitin 2011 me kërkesë të Rusisë, por në atë kohë nuk gjeti asnjë lidhe të tij me terrorizmin.

Pas një konferencë me dyer të mbyllura me zyrtarët e FBI-së të martën, Senatorja republikane Susan Collins tha se brenda dhe midis agjencive të ndryshme të zbulimit ekzistojnë probleme lidhur me shkëmbimin e informacionit kyç për hetim.
XS
SM
MD
LG