Lidhje

Përfundon afati i koalicioneve për zgjedhjet


Në Shqipëri sot mbyllet afati i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 23 qershorit. Thuajse të gjitha partitë e përfshira në garë janë ndarë në koalicionet e dy partive më të mëdha.
Partia demokratike e kryeministrit Sali Berisha, pas disa ditë bisedimesh, grumbulloi rreth vetes 24 forca të tjera politike. Koalicioni i udhëhequr prej saj do të quhet Aleanca për Punësim Mirëqënie dhe Integrim. Në zgjedhjet e 2009, demokratët patën koalicionin më të madh me 17 parti.
Sistemi proporcional rajonal i zbatuar në Shqipëri favorizon koalicionet e gjera, duke qenë se I jep vlerë edhe një grushti të vogël votash. Kjo duket se është arsyeja që socialistët, në ndryshim nga 2009, ndërtuan një koalicion të madh për zgjedhjet e qershorit. Nën emrin Aleanca për Shqipërinë europiane, ata do të garojnë me një koalicion prej 37 partish.
Të vetëm në garë do të paraqiten dy formacionet e reja politike, të lindura vitin e kaluar, Fryma e re Demokratike e udhëhequr nga ish presidenti Bamir Topi, dhe Aleanca Kuqezi e drejtuar nga Kreshnik Spahiu.
XS
SM
MD
LG