Lidhje

Anëtar i ri në Gjykatën Kushtetuese


Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani dekretoi sot një anëtar të ri të gjykatës kushtetuese, gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Fatos Lulo
Ky emërim pritet të shkatojë polemika të forta. Që prej viti të shkuar, parlamenti ishte në pritje të shqyrtimit, të dekretit te ish presidentit Bamir Topi, për vendin e mbetur bosh në Gjykatën Kushtetuese. Ai ishte konsideruar i vlefshëm nga presidenti Nishani, deri dy javë më parë. Ndërsa sot me dekretimin e zotit Lulo, kreu i Shtetit shpjegoi se dy ditë më parë kishte marrë një shkresë nga kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli sipas së cilës, dekreti i ish presidentit Topi konsiderohej i ezauruar.
Sipas juristëve, kishte vetëm dy rrugë për të zhbërë dekretin e mëparshëm, ose të rrëzohej në parlament ose të tërhiqej nga vetë zoti Nishani. Kandidati Lulo, i emëruar në 2005 në Gjykatën e Lartë, pa asnjë eksperiencë në gjyqësor, u përmend vitin e kaluar nga Inspektoriati i Lartë i verifikimit të pasurive si një nga rastet e dyshimta, për shkak se rezultonte të kishte marrë dy dhurata prej disa qindra mijëra eurosh nga e motra.
Në Komisionin e ligjeve sot pasdite, ku opozita nuk mori pjese, zoti Lulo deklaroi se ishte ofruar vetë si kandidaturë për në Gjykatën kushtetuese, pas krijimit të vendit bosh, tha ai, ndërkohë që vetëm sot u mësua publikisht se dekreti i mëparshëm për këtë post, ishte konsideruar jo më i vlefshëm. Po sot Presidenti Bujar Nishani dekretoi në krye të Gjykatës së Lartë zotin Xhezair Zaganjori.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG