Lidhje

Musharafit i mohohet lirimi me kusht


Një gjykatë në Pakistan refuzoi lirimin me kusht të ish sunduesit ushtarak Pervez Musharraf të akuzuar në lidhje me vrasjen e ish kryeministres Benazir Bhutto.

Prokuroria tha sot se gjykata e lartë e kishte hedhur poshtë kërkesën e zotit Musharraf për lirimin me kusht dhe se ish-udhëheqësi mund të arrestohet për përfshirjen e tij në vrasjen e zonjës Bhuto.

Zoti Musharraf i ka mohuar akuzat se ka qënë i përfshirë në vrasjen e ish-kryeministres në dhjetor të vitit 2007.

Vendimi i sotëm është i dyti që i mohon lirimin me kusht zotit Musharaf.

Aktualisht ai mbahet nën arrest shtëpiak për shkarkimin e gjykatësve të lartë në vitin 2007 kur ishte ende në pushtet.
XS
SM
MD
LG