Lidhje

Meksikanët, opinion më të favorshëm për SHBA


SHBA - Meksikë

SHBA - Meksikë

Një studim nga qendra kërkimore Pew tregon se 66 për qind e meksikanëve kanë një pikëpamje pozitive ndaj Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa Presidenti amerikan Barak Obama përgatitet të vizitojë Meksikën këtë javë, një sondazh i ri tregon se meksikanët kanë një opinion gjithnjë e më të favorshëm për Shtetet e Bashkuara.

Një studim nga qendra kërkimore Pew tregon se 66 për qind e meksikanëve kanë një pikëpamje pozitive ndaj Shteteve të Bashkuara. Kjo është rritje nga 56 për qind një vit më parë dhe shumë më e lartë sesa në vitin 2010, kur qëndrimet e favorshme meksikane ndaj Shteteve të Bashkuara ishin vetëm 44 për qind.

Në temën e emigracionit, studim konstaton se meksikanët janë të ndarë mbi atë nëse emigrimi në Shtetet e Bashkuara është i mirë apo i keq për vendin e tyre. 44 për qind thonë se është mirë për Meksikën, ndërsa 44 për qind të tjerë thonë se emigrimi është keq për vendin e tyre.

Më shumë se 60 për qind e meksikanëve thonë se ata nuk do të banonin në Shtetet e Bashkuara edhe në qoftë se kishin mundësi për ta bërë këtë, ndërsa 35 për qind thonë se ata do të vendoseshin në SHBA në qoftë se u jepej mundësia.

Më shumë se 11 milionë meksikanë jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë rreth 6 milionë që janë në vend ilegalisht.
XS
SM
MD
LG