Lidhje

Obama, Putin diskutojnë për sigurinë


SHBA - RUSI

SHBA - RUSI

Shtëpia e Bardhë gjithashtu thotë se të dy presidentët do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në Rusi në shtator.

Zyrtarët në Rusi thonë se presidenti Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Barak Obama kanë rënë dakord për shtimin e kontakteve ndërmjet agjencive të zbulimit të dy vendeve pas shpërthimeve në maratonën e Bostonit.

Të dy udhëheqësit folën me telefon të hënën. Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Obama përsëriti falënderimin e tij për bashkëpunimin e ngushtë që Shtetet e Bashkuara kanë marrë nga Rusia rreth shpërthimeve në Boston.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu thotë se të dy presidentët do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në Rusi në shtator.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë thonë se udhëheqësit diskutuan mbi bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e sigurisë, duke përfshirë Olimpiadën Dimërore 2014, e cila do të mbahet në qytetin rus Soçi.

Përveç kësaj, Shtëpia e Bardhë thotë se ata shqyrtuan situatën në Siri, dhe se presidenti Obama theksoi shqetësimin e tij mbi armët kimike siriane.
XS
SM
MD
LG