Lidhje

Lidhja Arabe, për shkëmbim territoresh midis Izraelit dhe Palestinezëve


Sekretari Kerri mes delegacionit të Lidhjes Arabe

Sekretari Kerri mes delegacionit të Lidhjes Arabe

Ky ndryshim i fundit në qëndrimin arab gjithashtu duket se pasqyron një miratim të udhëzimeve të paqes që presidenti Barak Obama shpalli në vitin 2011

Një delegacion i lartë i Lidhjes Arabe, për vizitë në Uashington, ka shprehur mbështetje për parimin, që Izraeli dhe palestinezët t'a zgjidhin çështjen e kufijve të ardhshëm mes tyre nëpërmjet shkëmbimit të territoreve.

Pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry në Blair House, të hënën, kryeministri i Katarit tha se delegacioni i tij mbështet shkëmbime të barabarta dhe të vogla territoresh me anë të marrëveshjes nga të dy palët në konflikt.

Komenti nga kryeministri i Katarit, Sheik Hamad bin Jassem Al Thani duket se përfaqësojnë një ndryshim të nismës 10 vjeçare të Lidhjes Arabe për paqe me Izraelin. Kjo nismë kërkonte nga Izraeli të tërhiqej nga të gjitha tokat e pushtuara në luftën e vitit 1967 në Lindjen e Mesme dhe të kthehej në kufijtë e saj para vitit 1967, në shkëmbim për një paqe të plotë me të gjitha vendet anëtare të Lidhjes Arabe.

Ky ndryshim i fundit në qëndrimin arab gjithashtu duket se pasqyron një miratim të udhëzimeve të paqes që presidenti Barak Obama shpalli në vitin 2011, kur i bëri thirrje Izraelit dhe palestinezëve për të negociuar kufijtë e tyre mbi bazën e vijave ndarëse të vitit 1967 me "shkëmbime territoresh të pranueshme nga të dyja palët."

Trego komentet

XS
SM
MD
LG