Lidhje

Avokati "Misha" bashkëpunon me hetuesit


Avokati Richard Nicholson
Avokati Richard Nicholson

Avokati Riçard Nikolson foli me gazetarët të hënën në Rhode Island, në jug të Bostonit, para shtëpisë së familjes së personit të quajtur "Misha".

Avokati që përfaqëson familjen e një personi të lidhur me 2 vëllezërit Carnaev, të dyshuarit për shpërthimet në maratonën e Bostonit, thotë se klienti i tij po bashkëpunon me hetuesit.

Avokati Riçard Nikolson foli me gazetarët të hënën në Rhode Island, në jug të Bostonit, para shtëpisë së familjes së personit të quajtur "Misha". Të afërmit e të dyshuarve Tamerlan dhe Dzhokhar Tsarnaev kanë akuzuar Mishan për nxitjen e Tamerlanit në veprimet e tij radikale.

"Misha" 39 vjeçar, me prejardhje armene - ukrainase, emri i vërtetë i të cilit është Mikhail Allakhverdov, në një intervistë të botuar të dielën nuk pranoi për të diskutuar mbi natyrën e marrëdhënieve së tij me vëllerëzit Tsarnaev, por ai tha se nuk kishte pasur asnjë kontakt me ta në rreth tre vjet.

Avokati i Mishës tha se familja u është përgjigjur të gjitha pyetjeve që autoritetet kanë kërkuar prej tyre dhe se është duke bashkëpunuar plotësisht me hetuesit.
XS
SM
MD
LG