Lidhje

Tjetër shpërthim në Damask


Syria blast
Syria blast
Media shtetërore siriane tha se shpërthimi i një bombe në qendër të Damaskut vrau të paktën 13 persona dhe plagosi 70 të tjerë.

Shpërthimi goditi sot distriktin Marjeh të kryeqytetit. Pamjet e televizionit tregojnë shtëllunga të mëdha tymi dhe shkatërrime të ndërtesave dhe makinave.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA fajësoi terroristët për shpërthimin, një term i përdorur vazhdimisht nga zyrtarët sirianë për të përshkruar ata që luftojnë për të rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad.

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër tha më pare se të paktën nëntë vetë kishin vdekur si pasojë e shpërthimit. Dëshmitarët njoftuan gjithashtu për të shtëna në zone menjëherë pas shpërthimit.

Incidenti i sotëm vjen një ditë pasi kryeministri sirian Wael al-Halqi i shpëtoi një sulmi me bombë kundër autokolonës së tij në perëndim të Damaskut. Nga shpërthimi u vranë gjashtë persona, përfshi pesë civilë.
XS
SM
MD
LG