Lidhje

Musharafit i ndalohet rikthimi në politikë


Pervez Musharaf
Pervez Musharaf

Vendimi i lëshua të martën nga një gjykatë, pak javë pas kthimit të z.Musharraf nga mërgimi me synimin për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11majit

Një gjykatë në Pakistan ka ndaluar Pervez Musharrafin për të shërbyer në poste publike, duke i dhënë goditjen e radhës ish-presidentit dhe shefit të ushtrisë që kur ai u kthye nga mërgimi me planet për t’u marë përsëri me politikë.

Vendimi i lëshua të martën në qytetin veriperëndimor të Peshavarit, dhe vjen vetëm disa javë pasi zoti Musharraf u kthye nga gati katër vitevesh të vetë-mërgimi me planet për të kandiduar për një vend në parlament në zgjedhjet e 11 majit.

Që prej kthimit të tij, fati i ish-presidentit kanë shkuar keq e më keq. Një gjykatë më 20 prill e vendosi Z. Musharraf nën arrest shtëpiak në lidhje me akuzat se ai kishte urdhëruar paraburgimin e paligjshëm të gjyqtarëve në vitin 2007. Ditë më vonë, një gjyqtar refuzoi lirimin me kusht për Z. Musharraf, i cili gjithashtu është objekt i një hetimi në vrasjen e ish-kryeministres Benazir Bhutto, në dhjetor të vitit 2007.

Autoritetet po hetojnë pretendimet se presidenti i atëhershëm Musharaf nuk arriti të ofrojë siguri të mjaftueshme për rivalen e tij, znj Bhutto, e cila u qëllua për vdekje në një tubim politik në qytetin Rawalpind më 2007.

Z. Musharraf ka mohuar çdo përfshirje në vrasje dhe thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG