Lidhje

Korrupsioni në Kinë


Kina është duke pranuar publikisht faktin se disa zyrtarë qeveritarë janë përpjekur të shmangin masat ndaj një jete ekstravagante, duke mbajtur sekret darka dhe mbrëmje argëtimi dhe duke e fshehur përdorimin e alkoholit në shishe plastike uji.

Sot gazeta zyrtare e përditshme “People’s Daily” kishte botuar një artikull redaksional në faqe të parë, ku zyrtarët paralajmërohen të mos bëjnë në fshehtësi një jetë luksoze, duke shpenzuar fondet publike.

Artikulli koinçidon të botohet pikërisht në ditën e 1 Majit, që është festë në Kinë dhe kur njerëzit me këtë rast organizojnë darka dhe mbrëmje argëtimi. Në artikullin e sotëm flitet për shtimin e pakënaqësisë nga ana e publikut, për shkak të njoftimeve se disa zyrtarë kinezë organizojnë mbrëmje argëtimi dhe darka luksoze nëpër vila jashtë qytetit, ku serviren pije të shtrenjta nëpër shishe uji, për t’iu fshehur syrit të publikut.

Udhëheqja e re komuniste e Kinës, që e drejton vendin që nga viti i kaluar, është zotuar të pakësojë ekstravagancën e zyrtarëve dhe të nxisë ndjenjën e kursimit, në përpjekje për të mbajtur nën kontroll zemërimin që ekziston tek njerëzit për korrupsionin në vend.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG