Lidhje

SHBA: Zyrtarët hetojnë njoftimin për trafikim njerëzor


Zyrtarët amerikanë po hetojnë rreth një njoftimi për trafikim njerëzor në një banesë pronë të Arabisë Saudite në periferi të Uashingtonit.

Zëdhënësi i Agjencisë amerikane të Imigracionit Brandon Motngomery tha se autoritetet larguan nga banesa dy persona, që mund të kenë qënë mbajtur aty jashtë vullnetit të tyre. Banesa, që ndodhet në një nga periferitë e pasura të Uashingtonit, i përket një diplomati saudit.

Departamernti i Shtetit thotë se dy gra nga Filipinet, që aktualisht punojnë në ambasadën e Arabisë Saudite në Uashington, pretendojnë se janë keqtrajtuar. Autoritetet amerikane vepruan pas marrjes së një informacioni përmes një linjë të posaçme telefonike për raportime të kësaj natyre.

Ende nuk dihet identiteti i diplomatit saudit që jeton atje. Ambasada saudite nuk iu përgjigj kërkesave për komente rreth këtij rasti.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG