Lidhje

Media Arkivi

Tension në Bashkinë e Tiranës


Në Shqipëri këshilltarët e majtë vendosën sot shkarkimin e kryetarit të Këshilli bashkiak të Tiranës Njazi Kosovrasti, përfaqësues demokrat, duke emëruar në vendin e tij zotin Aldrin Dalipi. Votimi për këtë vendim u krye në një nga paradhomat e sallës së mbledhjeve të Këshillit, e cila u mbajt e mbyllur nga Bashkia. Thirrja e Këshillit për shkarkimin e kryetarit ishte bërë nga përfaqësuesit e majtë, por sipas Bashkisë nuk kishte patur asnjë njoftim zyrtar dhe se cdo vendim i marrë ishte i paligjshëm sipas saj.

XS
SM
MD
LG