Lidhje

Presidentja koreanojugore takohet me pres. Obama


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney i quajti marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut "jashtëzakonisht të rëndësishme"

Presidentja e re e Koresë së Jugut Park Hye-Geun takohet në Uashington të martë me presidentin amerikan Barak Obama, për bisedime që pritet të mbizotërohen nga shqetësimet mbi Korenë e Veriut.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney thotë se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar shumë ngushtë me Seulin për trajtimin e sfidave të paraqitura nga sjellja e Koresë së Veriut. Ai thotë se të dy udhëheqësit do të diskutojnë lidhjet ekonomike dhe i quajti marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut "jashtëzakonisht të rëndësishme".

Znj Park e filloi dje vizitën pesë-ditore në Shtetet e Bashkuara me takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon në Nju Jork.

Kreu i OKB-së tha se ai është i gatshëm të kontribuojë për zbutjen e tensionit dhe nxitjen e paqes në gadishullin Korean, pas kërcënimeve të fundit nga veriu për të sulmuar Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG