Lidhje

Moskë - Protesta kundër presidentit Putin


Prtotesta anti-Putin në Moskë
Prtotesta anti-Putin në Moskë

Protesta e së hënës në Sheshin Bolotnaya shënoi protestën e vitit të kaluar kur Vladimir Putin, u betua për një mandat të tretë presidencial.

Mijëra protestues u mblodhën në Moskë për të shënuar përvjetorin e parë të një demonstrate anti-Kremlinit vitin e kaluar që përfundoi në dhunë dhe me arrestimin e qindra demonstruesve.

Protesta e së hënës në Sheshin Bolotnaya shënoi protestën e vitit të kaluar kur Vladimir Putin, u betua për një mandat të tretë presidencial.

Pjesëmarrësit në protestën e së hënës u bënë thirrje autoriteteve për lirimin e rreth 26 personave që përballen me akuza në lidhje me demonstratën e vitit të kaluar.

Udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny u bëri thirrje demonstruesve të "largojnë Putinin nga Kremlini."

Ish-zëvendës kryeministri rus dhe udhëheqësi i opozitës Boris Nemtsov tha se kërkesat e protestuesve mbeten të njëjtat si një vit më parë: liri për të burgosurit politikë, dhënien fund të persekutimit dhe kufizimet e mandateve presidenciale.
XS
SM
MD
LG