Lidhje

Pentagoni akuzon Kinën për spiunazh kibernetik


Sulme kibernetike kineze
Sulme kibernetike kineze

Në një raport të ri mbi ushtrinë kineze, Pentagoni thotë se spiunazhi kibernetik ka në shënjestër kompanitë amerikane dhe rrjetet kompjuterike të qeverisë së SHBA-së.

Departamenti amerikan i mbrojtjes thotë se Kina është duke kryer sulme kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara në përpjekje për të marrë informacion në lidhje me politikën e jashtme dhe planet ushtarake amerikane.

Në një raport të ri mbi ushtrinë kineze, Pentagoni thotë se spiunazhi kibernetik ka në shënjestër kompanitë amerikane dhe rrjetet kompjuterike të qeverisë së SHBA-së.

Raporti i publikuar dje, të hënën, thotë se Kina është duke përdorur sulme kibernetike për të mbledhur informacion, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të spiunazhit industrial ushtarak lidhur me teknologjinë amerikane dhe perëndimore.

Raporti gjithashtu vë në dukje se Kina po modernizon raketat balistike me rreze të shkurtër dhe është duke rritur numrin e raketave me rreze të mesme veprimi.
XS
SM
MD
LG