Lidhje

Sekretari amerikan i Shtetit Kerry viziton Rusinë


john kerry
john kerry

Sekretari Kerry takohet të martën në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u nis të hënën për në Rusi për bisedime mbi luftën në Siri dhe çështje të tjera.

Sekretari Kerry takohet të martën në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin.

Më vonë, sekretari Kerry do të takohet me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë Sirinë, programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut dhe tregtinë me Afganistanin

Vizita dy-ditore e zotit Kerri në Moskë vjen përpara takimit të muajit të ardhshëm midis presidentit amerikan Barak Obama dhe zotit Putin krahas takimit të grupit të tetëshes (G-8).

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë patur mosmarrëveshje në lidhje me trajtimin e kryengritjes në Siri. Rusia dhe Kina kanë përdorur në mënyrë të përsëritur veton e tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të bllokuar veprime më të ashpra kundër presidentit sirian Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG