Lidhje

Presidenti Obama dënon sulmet seksuale nga pjestarë të ushtrisë


president obama

president obama

Zoti Obama tha se personat fajtorë për sulm seksual duhet të nxirren para gjykatës ushtarake dhe të largohen me turp nga ushtria.

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se sulmi seksual nga anëtarë të ushtrisë amerikane është akt i papranueshëm dhe tradhëti e uniformës që ata mbajnë veshur.

Presidenti i bëri këto komente të martën ndërsa Pentagoni lëshoi një raport ku thuhet se numri i sulmeve seksuale në ushtri është rritur 35 për qind që nga viti 2010.

Zoti Obama tha se personat fajtorë për sulm seksual duhet të nxirren para gjykatës ushtarake dhe të largohen me turp nga ushtria.

Të hënën, Pentagoni arrestoi dhe largoi nga detyra nën/kolonelin e Forcave Ajrore, Jeffrey Krusinski pasi dyshohet se sulmoi seksualisht një grua në një vend parkimi. Krusinski ishte kreu i zyrës së Forcave Ajrore për parandalimin e sulmeve seksuale.
XS
SM
MD
LG