Lidhje

Sulm militantësh në Nigeri, 55 të vrarë


Pamje nga pasojat e sulmit në Nigeri

Pamje nga pasojat e sulmit në Nigeri

Zëdhënësi i ushtrisë fajësoi për sulmin militantë të al-Qaidas të lidhur me grupin Boko Haram, i cili kërkon të krijojë një shtet islamik në veri të Nigerisë.

Ushtria nigeriane thotë rreth 200 militantë islamikë sulmuan një qytet të largët verilindor të martën, duke lënë 55 njerëz të vdekur, përfshi edhe zyrtarë të policisë, të burgjeve dhe civilë.

Zëdhënësi i ushtrisë Sagir Musa u tha gazetarëve se persona të armatosur hynë në qytet me kamionë dhe autobusë mbi të cilët kishin montuar mitralozë, dhe se kazerma dhe ndërtesa qeveritare u dogjën gjatë sulmit që zgjati gati pesë orë. Ai tha se 10 kryengritës, 22 policë dhe disa fëmijë ishin mes të vrarëve, dhe se militantët liruan më shumë se 100 të burgosur.

Zëdhënësi Musa fajësoi për sulmin militantë të al-Qaidas të lidhur me grupin Boko Haram, i cili po kërkon të krijojë një shtet islamik në veri të Nigerisë.
XS
SM
MD
LG